Speakers
Të njohim Alastair Cambell
Alastair Campbell është shkrimtar, komunikues dhe strateg i mirënjohur për rolin e tij si zëdhënës i ish-kryeministrit Britanik Tony Blair, sekretar shtypi dhe drejtor i komunikacionit dhe strategjisë. Duke qenë aktiv në politikën e Partise Laburiste, ai ndan kohën e tij mes të shkruarit, të folurit, mbledhjes së fondeve bamirëse, politikës dhe fushatave.
Ai u lind në Yorkshire në 1957, si djalë i një veterineri. Në 1968 familja e tij transferohet në Leicester. Atje Campbell ndoqi shkollën e mesme, ndërsa më vonë, në vitin1975, u regjistrua në Universitetin e Kembrixhit. Ai u diplomua katër vjet më vonë me diplomë në gjuhët moderne. Arsimimi i tij universitar përfshinte një vit në Francë, kur ai botoi “gazetarinë” e tij të parë, artikuj mbi seksin në revistën Forum. Ai gjithashtu shëtiti nëpër botë me gajden e tij. Në fund vendosi të bëhet gazetar dhe u trajnua me Grupin Mirror në gazetat lokale në West Country, para se të bashkohet me Grupin Mirror në 1982. Ai u largua në mesin e viteve 80-të për të punuar në gazetën Eddy Shah Today si redaktor lajmesh, me pas u kthye në Mirror. Campbell u ngrit në përgjegjësi dhe u bë redaktor politik dhe gazetari kryesor i politikës. Më pas ai punoi për një kohë të shkurtër për Today, nën një pronësi të re në vitin 1994, para se të kërkohet nga Tony Blair pë të punuar si sekretari i tij i shtypit, kur z. Blair u bë udhëheqësi i Partisë Laburiste. Ai e mbajti këtë detyrë për tre vjet dhe luajti rol kryesor në krijimin e Partise se Re Laburiste dhe e ktheu Partinë në pushtet.
Pas zgjedhjeve të vitit 1997 ai u bë sekretari kryesor i shtypit dhe zëdhënës zyrtar, që kërkonte koordinimin e komunikacionit Qeveritar dhe informimin e shtypit dy herë në ditë. Campbell e kreu këtë punë gjatë mandatit të parë të punës, por pasi e ndihmoi z. Blair për një fitore të dytë bindëse zgjedhore, ai u bë Drejtor i Komunikacionit dhe Strategjisë. Ai e mbajti këtë detyrë deri sa dha dorëheqje në shtator të vitit 2003, duke thënë se për të ka qenë një privilegj i madh, por donte te kalonte me shume kohe me familjen e tij.
Gjate qendrimit te tij në Downing Street ai ishte i përfshirë në të gjitha çështjet politike dhe krizat ndërkombëtare. Ai ka thënë se gjatë dhjetë viteve të kaluara në media dhe një dekadë në politikë, ka rene respekti i tij për median dhe eshte rritur respekti i tij për politikën. Ai është mjaft i kerkuar si foles ne ngjarjet rreth botës dhe në komunikimet strategjike. Në korrik të vitit 2007 Kembell botoi librin e tij të parë “Vitet e Blerit”, cili permbante ekstrakte nga ditarët e tij që nga viti 1994 deri në vitin 2003, gjate kohes qe kishte punuar me Tony Blair i cili ishte libri më i shitur i Sunday Times. Ai tani është në proçesin e botimit të katër vëllimeve të ditarëve të plota. Romani i tij i parë, “Të Gjitha në Mendje”, u botua në nëntor të vitit 2008. Romani i tij i dytë është “Maya”, një analizë e shkelqyer mbi famen dhe dhe obsesionit që e tërheq ate, i cili u botua në shkurt të vitit 2010.
Agenda
08.00 Regjistrim dhe Kafe
08.45 Fjalim për mirëseardhje
09.00 Komunikime Strategjike në Media
- Përcaktimin e objektivit të drejtë
- Hartimin e strategjisë së duhur
- Zbatimin e taktikës së drejtë
10:30 Sesioni Q&A
11: 00 Vendosja e kontakteve dhe Pushimeve me Pije Freskuese
11:30 Detyra Interaktive në Grup të krijuara nga Alastair Campbell
12:00 Udhëheqësit e ekipeve raportojnë përsëri tek Alastair Campbell dhe diskutojnë
12:30 Vendosja e kontakteve dhe Pushimi i Drekës
13:30 Menaxhimi i krizës në Media
- Përkufizimin e krizës
- Organizime në menaxhimin e krizës
- Mësimet nga studimet e rastësishme
15:00 Sesioni Q&A
15:30 Vendosja e Lidhjeve dhe Pushim me Pije Freskuese
16:00 Detyra Interaktive në Grup të Krijuara nga Alastair Campbell
16:30 Udhëheqësit e ekipeve raportojnë përsëri tek Alastair Campbell dhe Diskutojnë
17:00 Mbyllja e ditës
Register
Regjistrimi perpara dates 26 Gusht - EUR 219
Regjistrimi pas dates 27 Gusht - EUR 299
Please sign in by filling this form